
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se si do të jetë Qeveria nëse ai bëhet kryeministër.
Kurti ka thënë se në Qeverinë e udhëhequr nga ai nuk do të ketë një numër kaq të madh të ministrish dhe zëvendës ministrash.
Ai ka thënë se në asnjë ministri nuk do të ketë dy zëvendës ministra por vetë nga një për shkak se siç ka thënë ai nuk do të punohet për të rehatuar zyrtaret e partisë.
“Në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë asnjë ministri me nga dy zëvendës kryeministër por vetëm me nja një pasi që Lëvizje Vetëvendosje nuk do të vjen në pushtet që të i rehatoj zyrtarët e saj por që të punoj për vendin”, ka thënë Kurti.
Më tutje Kurti në një ligjëratë në kolegjin ISPE ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do që të vij në pushtet për t’u hakmarrë ndaj askujt.
Kurti ka folur edhe për mundësin e bashkëpunimin me ndonjë parti politike për formimin e qeverisë por nuk ka përmendur asnjë subjekt politik.
“Pasi t’i fitojmë zgjedhjet, koalicionet tjera do të shpërbëhen dhe do të presim çka do të mbetet nga ato koalicione për të parë se më kë mund të bashkëpunojmë. Ndërkohë është obligim kushtetues që në Qeveri të kemi edhe ministra nga pakicat. Mirëpo është herët të flasim për këtë. Kur të vij koha do ta kalojmë edhe atë urë”, ka thënë Kurti/Insajderi.com