Albin Kurti takohet me ambasadorin e Shqipërisë, flasin për angazhimin e qeverive

Albin Kurti takohet me ambasadorin e Shqipërisë, flasin për angazhimin e qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi, shkruan Insajderi.

Kurti dhe ambasadori Minxhozi, u pajtuan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi në të mirë të qytetareve nga të dyja vendet.

“Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Minxhozi, po ashtu falënderoi kryeministrin Kurti, për vendimin që mori Qeveria në mbledhjen e fundit, për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Republikës së Shqipërisë./Insajderi.com