Albin Kurti thotë se negociatat e kanë lodhur

Albin Kurti thotë se negociatat e kanë lodhur

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nesër do të shkojnë në Kuvend pa marrëveshje ndërmjet tyre – pavarësisht diskutimeve të gjata për një koalicion të mundshëm.

Kurti përmes një video ka treguar se tashmë është lodhur pak nga i gjithë ky proces, shkruan Insajderi.

Ju falënderoj të gjithëve dhe u jam mirënjohës për interesimin, durimin dhe përkrahjen. E di qe jeni lodhur ca, edhe ju porsi unë. Mirëpo ndryshimin  madh politik që ju e keni prodhuar me gjashtë tetor nuk do ta lejojmë që të zvogëlohet ose të deformohet”.

Ai në fund ua ka uruar të gjithëve festat e fundvitit.