Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka arritur që ta thyejë rekordin zgjedhor të votave të cilin e mbante Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në vitin 2001, LDK e Rugovës kishte arritur të fitonte 45.65% në vitin 2001, duke marrë 359.851 vota.
Njëzet vite më vonë, ky rekord u thye.
Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, kur janë numëruar 98.25% të votave, përqindjen e ka 48.17% dhe ka marrë 374.913 vota.
Ky rezultat është pa u numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës. /Insajderi.com