Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta vaksinohet të hënën nga ora 16:30.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kreu ekzekutiv do ta marrë vaksinën e “AstraZeneca”, 24 mijë vaksina të tilla i mori donacion Kosova nga programi COVAX.
Vaksinimi i Kurtit do të behet në Sallën Sportive “1 Tetori”, Prishtinë.
Kosova ka pranuar dozat e para dhe është shteti i fundit në Europë që siguron disa vaksina.
Ditëve të fundit janë shtuar infeksionet me COVID-19, vetëm të dielën u regjistruan 914 raste të reja. /Insajderi.com