Albin Kurti vazhdon fushatën në Shqipëri

Albin Kurti vazhdon fushatën në Shqipëri

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon fushatën për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ai ka vizituar Gjirokastrën për ta promovuar kandidatin për deputet nga LVV në Shqipëri, Kreshnik Merxhanin.

“Herën e parë në vitin 2003. Herën e dytë në 2017. Me Kreshnik Merxhanin, kandidatin për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, isha përsëri në Gjirokastër. E treta e vërteta. Sot m’u duk se kisha më shumë shqisa”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, vazhdoi ta përshkruajë fushatën dhe qytetin.

“Shpjegimet e tij nëpër rrugët, lokalet, kalanë dhe banesat tradicionale të këtij muzeu të gjallë të bëjnë ta ndjesh atë shpirt historik brenda gurit të qytetit të Ismail Kadaresë, brenda fonemës dhe etimologjive të Eqerem Çabejit, brenda rinisë së pjekur dhe të ashpër të Çerçiz Topullit, brenda finesës së përtejme të Musine Kokalarit. Qytet mister, nis me kala dhe ka shumë kate. Rikthimi i detyrueshëm”. /Insajderi.com