Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me një delegacion nga kjo parti, kanë vizituar shpellën ku ishin të fshehura eshrat e heroit Azem Bejtë Galica.
Kurti ka shkruar se populli e kujton me krenari, kryengritjen e Azem Bejtës.
‘’Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës. Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij’’.
Në 95 vjetorin e vdekjes së tij, Azem Bejta kujtohet si organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912 – 1924.