Albin Kurti voton në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Albin Kurti voton në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kutive të votimit në Shqipëri, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, njofton Insajderi.

Kurti, i cili ka pasaportën shqiptare, ka të drejtë vote në këto zgjedhje të cilat janë duke u zhvilluar në Shqipëri.

Pas votimit, ai është prononcuar shkurtazi para gazetarëve, ku i ka ftuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të dalin dhe të votojnë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur, e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri, ashtu sikur unë që kam pasaportën e Shqipërisë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Kurti ka votuar në kopshtin numër 31 në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, derisa ishte i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi. /Insajderi.com