Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, do t’i ndalohet kandidatura për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas raportimeve në media, Kurtit nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje pasi kandidatura e tij nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese, kishte marrë vendim se personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk e kanë të drejtën të jenë pjesë garuese e zgjedhjeve.

Albin Kurti ishte shpallur i fajshëm për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, gjatë kohës sa kundërshtonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Të mërkurën, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore, janë shpallur fajtorë në tri vitet e fundit. /Insajderi.com