Albulena Balaj – Halimi shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhur

Albulena Balaj – Halimi shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhur

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet se ka përfituar nga 2 milionë eurot e vjedhura nga thesari i shtetit, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendëskryeministrja përmes një postimi në Facebook

Tutje, Balaj – Halimi ka thënë se “edhe pse Hajrie Gashi ka qenë një këshilltare e përkushtuar, dhe ajo nuk është përgjegjëse për veprimet e babait të saj, rasti është shumë i rëndë dhe e kam parë të nevojshme ta liroj nga detyra e këshilltares politike”.

Në fund Balaj – Halimi ka theksuar se “këtë vendim e ka marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”./Insajderi.com