Albulena Haxhiu: Ata që e shkatërruan telekomin të vihen para drejtësisë

Albulena Haxhiu: Ata që e shkatërruan telekomin të vihen para drejtësisë

Ish ministrja e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjithë ata që e zhvatën dhe e rrënuan Telekomin e Kosovës duhet të vihen para drejtësisë, njofton Insajderi.

Në rrjetin e saj social, Facebook, ajo ka shkruar se për një gjë të tillë duhet angazhim i Prokurorisë së shtetit e jo ky institucion t’i mbyll sytë para kësaj çështje.

“Zhvatja dhe abuzimi me një aset publik dhe strategjik kërkon angazhimin e prokurorisë. Vënia para drejtësisë e atyre që janë shkaktarët e lidhjes së asaj marrëveshje që e ka rrënuar e rrëzuar telekomin është çështje urgjente.

Prokuroria nuk duhet t’i mbyllë sytë para këtyre kontratave të dëmshme dhe në anën tjetër reagimet e punonjësve të Telekomit dhe qytetarëve kundrejt një Qeverie që e do falimentimin e Telekomit dhe është në shërbim të oligarkëve është shumë i nevojshëm”./Insajderi.com