Albulena Haxhiu e pranon detyrën e ministres sot në ora 13:00

Albulena Haxhiu e pranon detyrën e ministres sot në ora 13:00

Albulena Haxhiu do ta marrë detyrën e ministres së Drejtësisë, të hënën në ora 13:00, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar kjo ministri përmes një komunikate për media

“Sot, më datë 23 Mars 2021, do të bëhet pranim –dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Drejtësisë. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në ora 13:00, në Ministri të Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX”, thuhet në njoftim.

Ministri fundit në këtë dikaster ishte, Selim Selimi, pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Insajderi.com