
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur kundërshtimet që subjektet politike po i bëjnë marrëveshjes ekonomike së Uashingtonit, e nënshkruar nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverië Hoti dhe po presin mbledhjen e 40 nënshkrimeve për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të hidhej në votim mocioni për shkarkimin e Qeverisë, njofton Insajderi.
“I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur Kritika të shumta për delegacionin që mori pjesë në marrëveshjen e nënshkruar të Uashingtonit. /Insajderi.com
Në secilin vend normal, një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo…
Gepostet von Albulena Haxhiu am Montag, 7. September 2020