Albulena Haxhiu: Qeveria po dëshiron të mbajë klientelat korruptuese

Zyrtarja e Lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me vettingun.

Albulena Haxhiu: Qeveria po dëshiron të mbajë klientelat korruptuese

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelën korruptuese në sistem të drejtësisë duke e parandaluar vettingun.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se kryeministri Hoti s’ka interes të luftojë korrupsionin.

“Në grupin e ekspertëve nuk ka pasur ndikim politik. Dorëheqja e djeshme e tyre e kam parë si të detyrueshme. Qeveria e paligjshme po vazhdon me planin e status-qous në sistemin e drejtësisë me qëllim të mbrojtjes së klientelave të korruptuese. Kjo qeveri po dëshmon se s’ka interes luftimin e korrupsionit”, tha Haxhiu. /Insajderi.com/