dek" />

Albulena Haxhiu ka në bankë një mijë e 198 euro

Albulena Haxhiu ka në bankë një mijë e 198 euro

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka një mijë e 198 euro në bankë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit, njofton Insajderi.

Ajo ka raportuar pasuri të paluajtshme vetëm në emër të bashkëshortit banesë në vlerë prej 60 mijë eurove si dhe tokë të trashëguar në vlerë prej 15 mijë eurove.

Ndërsa, në emrin e saj ka raportuar pasuri të luajtshme në pronësi të përbashkët me bashkëshortin një veturë “Seat Leon” në vlerë prej nëntë mijë e 700 eurove.

Ndërkaq, detyrime financiare ka të deklaruara gjithsej 26 mijë e 500 euro./Insajderi.com