Albulena Haxhiu: Kjo qeveri e pakicës duhet të shkojë

Albulena Haxhiu: Kjo qeveri e pakicës duhet të shkojë

Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar qeverinë pasi që dje në seancën e Kuvendit, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.

Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu, ka shtuar se paaftësia dhe qeveria e pakicës u dëshmua dje që është e tillë, ku mori vetëm 45 vota për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas Haxhiut, kjo qeveri duhet të shkojë meqë është edhe jo legjitime, edhe jo serioze./Insajderi.com