Albulena Haxhiu kriitkon Qeverinë që nuk iu siguroi maska fëmijëve për të shkuar në shkollë

Albulena Haxhiu kriitkon Qeverinë që nuk iu siguroi maska fëmijëve për të shkuar në shkollë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë që nuk i ka siguruar maskat për fëmijët të cilët do të vijojnë mësimin në shkolla.

Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, prindërit janë të obliguar të sigurojnë masat mbrojtëse për fëmijët e tyre.

“A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka pyetur se “Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve?”.

Madje, zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar qeveritarët se ata kujdesen vetëm për njerëzit që janë rreth tyre. /Insajderi.com

Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.Në njërën…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Donnerstag, 10. September 2020