Albulena Haxhiu: Ku janë ata që kërkuan shkarkimin e ministrit Reka?

Albulena Haxhiu: Ku janë ata që kërkuan shkarkimin e ministrit Reka?

Në lidhje me një nga pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ku parashihet ndërtimin i një hekurudhë që shpie në portin e Adriatikut, ka reaguar ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Insajderi.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu e rikujtuar deklaratën e ish ministrit për Integrime Evropiane, Blerim Reka, i cili kishte thënë se “në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja e saj në detin Adriatik si mundësi”, duke e krahasuar atë deklarim me marrëveshjen e djeshme kur ndërtimi i një hekurudhe i’a mundëson Serbisë daljen në Detin Adriatik.

Haxhiu lidhur me këtë çështje ka pyetur se “ku janë tash këta që kërkonin shkarkimin e Ministrit Reka”, duke i’u referuar partnerëve të koalicionit të cilët nënshkruan marrëveshjen që i mundëson Serbisë dalje në Adriatik./Insajderi.com