Padrejtësi historike

Albulena Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë

Në kuadrin e figurave politike që kanë reaguar ndaj akuzave të prokurorisë Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ka reaguar edhe Albulena Haxhiu. Ai thotë se Gjykata speciale është padrejtësi ndaj Kosovës.

Albulena Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë

Në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me akuzat nga Prokuroria Speciale në drejtim të Thaçit dhe Veselit. Ajo shkruan se Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës që nga paslufta, njofton Insajderi.

“Votimi i Gjykatës Speciale ishte padrejtësia më e madhe që nga paslufta.

Historikisht për atë votim do mbahen mend deputetët që e votuan dhe ata të cilët bën presion mbi deputetët e Kuvendit”.

Më pas ajo ka kujtuar edhe kërkesa dhe lutjet kur bënin ajo dhe partia e saj për të mos u votuar vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale, pasojat e të cilës po i vuajmë sot. /Insajderi.com