Albulena Haxhiu: Vendimi për Grabovcin, shenjë e rikapjes së shtetit

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së apelit për Adem Grabovcit. Ajo thotë se kjo është shenjë e rikapjes së shtetit nga qeveria e koalicionit PLAN.

Albulena Haxhiu: Vendimi për Grabovcin, shenjë e rikapjes së shtetit

Në profilin e saj në Facebook, ka reaguar Albulna Haxhiu, i cila e ka quajtur rikapje të shtetit vendimin e Gjykatës së Apelit për burgim me kusht për Adem Grabovcin, njofton Insajderfi.

Haxhiu këtë vendim të Gjykatës së Apelit e cilëson si vendim që s’ka të bëjë me drejtësinë.

“Në ditën kur qeveria Koti e koalicionit PLAN paska vendosur rikapjen e institucioneve të vendit duke i zhbërë disa vendime të qeverisë Kurti doli edhe vendimi për kinse dënimin e personifikimit të kapjes së shtetit dhe protagonistit të Aferës Pronto, Adem Grabovci. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi, përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjendet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë”.

Më pas Haxhiu ka shtuar se Institucionet e Drejtësisë kanë nevojë për një proces legjitim i cili mund të bëhet vetëm përmes vetingut. /Insajderi.com