Albulena Hxhiu: Reciprociteti mekanizëm që vinte në pah ku i dhembë Serbisë

Albulena Hxhiu: Reciprociteti mekanizëm që vinte në pah ku i dhembë Serbisë

Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar marrëveshjen e arritur ne Uashington mes palës shqiptare dhe asaj serbe.

Haxhiu ka thënë se “reciprociteti ishte mekanizmi i duhur i cili e vinte Serbinë përballë me cdo sferë të shtetit të Kosovës”, njofton Insajderi.

“Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste RECIPROCITETI. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër”.

Tutje Haxhiu ka thënë se marrëveshja e arritur është në fakt arsyeja pse u hoq  reciprociteti.

Sipas saj problemi qëndron tek këto pika:

“1. Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë.

  1. Nuk përmenden askund kufijtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.
  2. Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me Republikën e Kosovës”.

Më pas Haxhiu ka thënë se këto pika janë arritur pa bërë Serbia asnjë lëshim.

“Të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis, ndërkohë pikërisht këtu nxirrte telashe për Serbinë RECIPROCITETI, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet”.

Në fund Haxhiu ka kritikuar Hotin se “vazhdimisht e ka përdoru Kushtetutën si platformë, por përsëri Kushtetuta e Kosovës mbetet e shkelur”./Insajderi.com