
Juristi, Ehat Miftaraj, ka parashikuar se siç e quajti ai “dashuriçka” në mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nuk do të zgjatë “më shumë se një vit”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se “Osmani do ta akuzojë Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura në marrëveshjen e datës 14 janar 2021”.
Ndërsa, sipas tij, Albin Kurti do t’ia përmend Osmanit “dhënien e 10 vendeve në listën zgjedhore”.
“Aleancat politike në Kosovë janë te destinuara të dështojnë. Nga miq ne armiq dhe anasjelltas nga armiq në miq”, tha ai. /Insajderi.com