Në Beograd të premten do të bëhet inaugurimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast janë ftuar përfaqësues nga mbarë bota.
Përfaqësuesit nga vendet e ndryshme kanë filluar të arrijnë në Beograd që të enjten, ku deri në orën 22:00 kanë arritur 24 delegacione.
Ndërsa edhe sot Vuçiq është duke pritur delegacione të tjera dhe duke realizuar takime me ta, raporton Tanjug.
Takimet dypalëshe me përfaqësuesit e shteteve dhe qeverive, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e sotme të inaugurimit të presidentit, ka filluar me zëvendës kryeministrin e Rusisë, Dimitry Rogozin.
Vuçiq ka vazhduar takimet me kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor, pastaj me kryeministrin e Kinës të cilin e falënderoi për “shoqërinë prej hekuri”.
Vuçiq është kritikuar për organizimin e këtij inaugurimi, të cilin shumë e kanë cilësuar si të panevojshëm dhe shumë të kushtueshëm.
Ceremonia me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të mbahet sot në orën 18:00 në Pallatin e Serbisë në Beograd. /Insajderi.com