Botës digjitale shumë shpejt pritet t’i shtohet një program i ri, i cili kthen gjuhen e folur shqipe në atë të shkruar.
E ky është programi i cili po jetësohet nga Betim Drenica dhe ekipi i tij.
Drenica ka qenë edhe finalist në edicionin e fundit të Albania ICT Awards, pikërisht me këtë projekt “𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐩𝐞𝐞𝐜𝐡 𝐭𝐨 𝐓𝐞𝐱𝐭 𝐰𝐢𝐭𝐡 𝐌𝐚𝐜𝐡𝐢𝐧𝐞 𝐋𝐞𝐚𝐫𝐧𝐢𝐧𝐠”.
Për herë të parë gjuhën shqipe mund ta lexosh dhe ajo të shkruhet automatikisht në kompjuter. Mund të jeni të mësuar me “voice-to-text” nga anglishtja, si “Alexa” apo “Google Home” por kësaj radhe kjo është realizuar edhe për gjuhën shqipe dhe është një punë voluminoze e Betim Drenicës, inxhinierit të informatikës nga Prishtina./Insajderi.com