Kryetari i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është pyetur në lidhje me bllokadën e opozitës që po bën në kuvend, për shkak mos miratimit të ligjit për shtetas, njofton Insajderi.
Ahmeti ka deklaruar se nuk është mirë që opozita të bllokojë ligje nëpër komisione.
Ai është shprehur i gatshëm për bisedime dhe për kompromis.
“Nuk është mirë opozita të bllokojë nëpër komisione ligjet që duhet miratuar në Kuvend dhe ne gjithmonë kemi qenë të hapur. Në demokraci postulate kryesor është negociatat, kompromiset, dialogimi, ne jemi për dialogim, jemi për kompromise, jemi për negociata dhe asnjëherë nuk i shmangemi këtij postulati”, ka deklaruar kreu i integristëve, Ali Ahmeti.
Sa i përket takimit të liderëve për të diskutuar çështjet aktuale, Ahmeti ka thënë se ata gjithmonë kanë qenë të hapur për negociata dhe kompromise. /Insajderi.com