Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj aktakuzës që është ngritur sot për presidentin, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, njofton Insajderi.
Ahmeti është shprehur i indinjuar nga, sic e ka quajtur ai, “gjahu që po u bëhet luftëtarëve”.
“E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellur me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike?”, shkruan Ahmeti në Facebook.
“Aq shumë misione, gjykata e prokurori kaluan dhe vepruan gjatë këtyre 22 viteve, aq shumë procese e zhvilluan, sa që u devalvua besimi në këto përndjekje periodike dhe në momente kyçe për Kosovën dhe rajonin”.
“Lufta çlirimtare gjithmonë ngadhënjen, ndërsa rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje”./Insajderi.com