Ali Ahmeti: Pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar

Ali Ahmeti: Pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar

Një ndër figurat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pret që BDI të dalë fitues absolut nga zgjedhjet që po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut.

Jo shumë momente prej votimit të tij, Ahmeti ka thënë se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, pasi që siç shprehet ai, fituesit i pret një punë e madhe siç është procesi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Tani, nëse nuk e thyeni heshtjen zgjedhore unë mund të flas edhe për këtë temë, por dihet që ne kemi punuar mjaftë, kemi shpjeguar mjaftë opsionet tona, platformat tona, dhe unë pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar”, tha ai.

Ahmeti, i cili kishte deklaruar se qeveria e re duhet të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, ka theksuar se fituesit e zgjedhjeve kanë përgjegjësi që të përmbushin standardet për përshpejtim të rrugës drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

“Këto zgjedhje janë të një rendësi të veçantë do të thosha, nëse mbyllem deri tash procese shumë të rëndësishme për vendin dhe rajonin, paqen, stabilitetin e sigurinë, tani po hapim një faqe të re në historinë e këtij vendi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çka forcat fituese në këtë vend kanë përgjegjësi historike që të përmbushin standardet të cilat na ofrojnë dhe përshpejtojnë rrugën drejtë anëtarësimit evropian”, ka thënë tutje Ahmeti. /Insajderi.com/