(pa)fuqia e lobit serb

Ali Ahmeti: Propaganda në Serbi shumë aktive – akoma ka fosile të fuqishme

Ali Ahmeti është pyetur për intervistimin e Hashim Thaçit. Ka deklaruar se ai është i pafajshëm, njëjtë si edhe të gjithë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimet e strukturës së UÇK’së – të cilës i ka takuar edhe vetë – ka thënë se “ishin të pastërta si loti”.

Ali Ahmeti: Propaganda në Serbi shumë aktive – akoma ka fosile të fuqishme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar për televizionin publik të Kosovës se ende është shumë e aktivizuar propaganda serbe dhe ka struktura të fuqishme që lobojnë kundër Kosovës e shqiptarëve, njofton Insajderi.

Komentet e Ahmetit kanë ardhur i pyetur për presidentin, Hashim Thaçi, që sot u intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Propaganda fashiste në Serbi është shumë aktive, fosile të fuqishme akoma ka në Serbi me ndikim në qarqe të caktuara”, ka pohuar Ahmeti.

Ai e ka quajtur si një rëndesë që peshon si barrë prej kohësh, thirrjet e ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga gjykatat e ndryshme ndër vite.

“Kjo situatë është gurë në qafë për njerëzit që kanë drejtuar rezistencën për Kosovën. Ashtu edhe për popullin e Kosovës dhe UÇK-në. Nuk ka asnjë dokument të shkruar e asgjë tjetër që tregon se ne u jemi  revanshuar atyre që vrisnin gra e fëmijë. Çdo urdhër ka qenë i pastër si loti”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se kjo është provuar edhe me gjykimin e ish-komandantëve të UCK-së, si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

“Kjo është dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës dhe do të dëshmohet edhe në Dhomat Speciale”./Insajderi.com