Deputeti i ri, Ali Berisha, që bashkë me Pal Lekajn e bëjnë grupin parlamentar të AAK-së me dy deputetë mjekë, nuk heziton të kryej secilën detyrë që ia ngarkon partia. “Do të koordinohemi dhe do të veprojmë, mirëpo, ende nuk kemi qëndrim për pjesëmarrje në Kuvend, apo për pjesëmarrje individuale timen”, ka thënë ai.
Zëvendësuesi i Ramush Haradinajt në Kuvend është gati për betejë në Kuvendin e Kosovës. Madje i gatshëm të hedh gaz qysh në seancën e parë.
Ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha është zotuar për veprime të tilla nëse ia ngarkon partia. Megjithatë, ai nuk po njehet mirë që po zë vend në Kuvend si deputet në këto kushte të bllokimit të këtij institucioni dhe si zëvendësim i kryetarit të tij, Ramush Haradinaj.
Berisha pritet të certifikohet si deputet pasues në listën e AAK-së.
“Ne do të jemi të gatshëm t’i bëjmë të gjitha ato veprime që do të pamundësojnë realizimin e atyre dy marrëveshjeve të cilat janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Berisha në një bisedë telefonike për gazetën online Insajderi.
Haradinaj dha dorëheqje të premten pas përjashtimit të tij dhe gjithë deputetëve opozitarë dhe arrestimit të nëntë prej tyre për shkak të veprimeve që bijën ndesh me Kodin Penal dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.
“… nuk është bash ndjenjë e mirë sot me qenë deputet i Kuvendit të Kosovës. Ne jemi në konsultime në parti me kolegët deputetë… të Aleancës për të diskutu të ardhmen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Berisha në këtë bisedë.
Ai ka thënë se ende nuk kanë diskutuar në parti për vazhdimin e aktiviteteve të tyre në Kuvendin e Kosovës, mirëpo çka do që vendos Partia, thotë se është i gatshëm të përgjigjet.
“Po sigurisht që ne do të kemi konsultime dhe i dimë tash kauzat e partive opozitare. Sigurisht që këto kauza do të vazhdohen të jetë të qëndrueshme për të gjithë deputetët opozitarë dhe në këtë drejtim besoj se do të jem konsistent që këto kauza të mbrohen”, është shprehur ai.
Ali Berisha që bashkë me Pal Lekajn e bëjnë grupin parlamentar të AAK-së me dy deputetë mjekë, nuk heziton të kryej secilën detyrë që ia ngarkon partia.
“Do të koordinohemi dhe do të veprojmë, mirëpo, ende nuk kemi qëndrim për pjesëmarrje në Kuvend, apo për pjesëmarrje individuale timen”, ka thënë ai./Insajderi.com