Aliu akuzon Hotin se ka hapur precedent të rrezikshën për vendin: “I dha hise Serbisë në Liqenin e Ujmanit”

Aliu akuzon Hotin se ka hapur precedent të rrezikshën për vendin: “I dha hise Serbisë në Liqenin e Ujmanit”

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti se i ka dhënë “hise” Serbisë në Liqenin e Ujmanit, njofton Insajderi.

Siç tha zyrtari i lartë i kësaj partie, Liburn Aliu, në një konferencë për media, zotimet e Uashingtonit në pikën shtatë janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Deputeti Aliu u shpreh se shefi i ekzekutivit ka hapur një precedent të rrezikshëm për vendin, ku Serbia tashmë do të kërkojë të diskutohet për çdo resurs natyror të Kosovës.

“Sipas këtij dokumenti Liqeni i Ujmanit do të ndahet dhe Serbia do të marrë hise në Ujman. Po ashtu ka hapur derë që të diskutohet për resurset natyrore të vendit. Kjo pikë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

“Pranimi që të diskutphet për Ujman dhe pranimi që ai të ndahet është një precedent i rrezikshëm”, shton ai.

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, thotë se Kosova nënshkroi ndarjen e Liqenit të Ujmanit për ta ndarë pronësinë e tij me Serbinë. /Insajderi.com