Aliu: Do të kandidoj edhe për një mandat për Kryetar të Ferizajt

Aliu: Do të kandidoj edhe për një mandat për Kryetar të Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se po synon që ta drejtojë këtë komunë edhe për një mandate, transmeton Insajderi.

Këtë ai e bëri të ditur në emisionin ‘Sytë 7’ të Klan Kosovës, ku tutje tha se i ka përmbushur të gjitha premtimet e fushatës, madje sipas tij, shumë prej tyre edhe i ka tejkaluar.

“I kam përmbushur premtimet e fushatës, shumë prej tyre i kam tejkaluar. Kam dhënë si premtim dy shkolla por kam nisur t’i ndërtoj pesë. Në çdo fushë kam kapërcim të premtimeve dhe këto janë në harmoni me atë që kam thënë se jemi model transformimi”, ka thënë ai.

“Sigurisht se do të kandidoj edhe një mandat. Qytetarëve u mbetet ta vlerësojnë punën.  Ne kemi projekte edhe për një mandat tjetër”.

Aliu tutje u shpreh se institucioni që drejton ka punuar me përkushtim gjatë periudhës së përballjes me Coronavirusin.

“Mesazhi i punës dhe angazhimeve tona ka qenë që ne jemi të sfiduar por duhet të punojmë dhe angazhohemi”, ka thënë Aliu. /Insajderi.com