Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar pozitën për kohën kur është dërguar në Kuvend kërkesa për dërgimin e një kontingjenti të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa për mission paqeruajtës, transmeton Insajderi.
Derisa mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Aliu ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit nga radhët e pakicave, Etem Arifi, duke thënë se “jemi me fat që kërkesa për dërgimin e FSK-së jashtë vendit na erdhi përpara vendimit të Kushtetueses”.
“Është brengosëse që ky vendim na vjen sot, në kohën kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje për rrëzimin e qeverisë. Atëherë, misioni për dërgim të FSK-së në mision paqeruajtëse do të dështonte, si rezultat i rënies së qeverisë. Është meritë e përfaqësuesve të SHBA-ve që ky vendim po merret, se ne kishim harru për këtë punë”, ka deklaruar tutje ai.
Me 84 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u votua për shmangien e rregullores së Kuvendit për kërkesën e dërgimit të trupave të vendit në Iowa. /Insajderi.com