Aliu: Gjashtë nga të lënduarit pritet të dërgohen për trajtim jashtë vendit

Aliu: Gjashtë nga të lënduarit pritet të dërgohen për trajtim jashtë vendit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se gjatë nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj, duhet të dërgohen për trajtim mjekësor jastë vendit.

Aliu tha se janë duke pritur që Ministria e Shëndetësisë të reagojë sa më shpejt që të mundësojë transferimin e tyre jashtë vendit.

“Në një takim me drejtorët dhe Këshillin mjekësor në kuadër të ShSKUK-së kanë vendosur që gjashtë pacientë për shkak të plagëve më të rënda dhe për shkak të lëndimeve trupore është referuar që të bëhet trajtimi jashtë vendit. Presim që Ministria e Shëndetësisë të plotësoj dokumentacionin dhe të mundësoj transferimin e tyre jashtë vendit. Besoj që MSh-ja të reagoj shpejt, dhe sonte ose nesër të bëhet transferimi në klinikat jashtë vendit”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërsa, për gjendjen e pacientës së lënduar e cila është shtatzënë dhe për fëmijën e saj pesë vjeçar, Aliu ka njoftuar se të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Ferizaj tash janë tre pacientë dhe gjendja e tyre është më e mirë. Ndërsa të tjerët janë në kujdes intensiv në QKUK. Pacientja që është shtatzëne është në Ferizaj, e kam vizituar dje po ashtu e ka dhe një fëmijë pesë vjeçare dhe është në gjendje shumë të mirë. Kanë lëndime por i kanë të lehta”, ka thënë tutje i pari i Ferizajt./Insajderi.com