
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se plani I Qeverisë Kurti është krejtësisht ndryshe nga programet e qeverive të kaluara.
Por, ai beson që ky program është bërë në kohë, përcjell Insajderi.
“Për të pasur tamam program të mirëfilltë qeverisës është e pamundur që idetë tua që i ke t’i vendosësh në letër pa i ballafaquar me realitetin që ekziston brenda ministrive”, tha ai në Klan Kosova.
Opozita ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë plani, i cili të martën u bë publik.
Ky program trajton çështjen e menaxhimit të pandemisë, dialogut me Serbinë, skemat sociale si dhe rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes. /Insajderi.com