
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se të enjten kanë marrë dy vendime shumë të rëndësishme, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për anulimin e një tenderi 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve si dhe anulimin e privatizimit të shërbimit për Patentë Shoferëve.
“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Aliu është ministri i vetëm me aktakuzë në Qeverinë Kurti.
Aktakuza e tij u publikua në ditën kur mori detyrën si ministër i Infrastrukturës dhe bëhet fjalë për kohën sa ishte drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, gjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit. /Insajderi.com
Kemi marrë dy vendime të rëndësishme të cilat u prezantuan sot nga zëvendës ministri z. Durimishi:
– Anuluam tenderin…
Posted by Liburn Aliu on Thursday, 15 April 2021