Aliu viziton të lënduarit në Ferizaj

Aliu viziton të lënduarit në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar personat e lënduar nga shpërthimi, ku si pasojë 42 persona kanë mbetur të lënduar, njofton Insajderi.

Lajim e ka bërë të ditur vetë Aliu përms një postimi në Facebook ku ka thënë se shpreson që të mos shënohet asnjë viktimë nga ky shpërthim.

“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje. Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, shkruan Aliu.

Nga 42 të lënduarit në shpërthimin në Ferizaj, 14 tashmë janë pranuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe tashmë i janë nënshtruar edhe operacionit.

Këto detaje i ka dhënë për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

“I kemi pranuar 14 pacientë nga Ferizaj, për momentin prej tyre tre janë në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë, ata janë trajtuar, janë operuar në sallën e madhe operative, një pjesë e tyre do të pranohen në Kirurgjinë Plastike. Deri më tani kjo është ajo që mund t’ua them, sepse ne jemi ende duke grumbulluar të dhënat. Por, për momentin të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Lenjani./Insajderi.com