Allegri paralajmëron rivalët për sezonin e ri

Allegri paralajmëron rivalët për sezonin e ri

Kjo ishte konferenca e parë për shtyp e Massimiliano Allegrit për sezonin e ri. Ai nesër do të kthehet në stol, në “Allianz Stadium” për debutimin e Juventusit kundër Cagliarit.

Allegri thotë se “sezoni ynë fillon nesër me kampionatin, por sezoni i vërtetë do të fillojë më 1 shtator, kur do të mbyllet kjo merkato e bekuar, sepse atëherë, secili do të jetë në paqe me shpirtin e tij.

E meqë jemi te merkatoja, Allegri nuk dëshiron të flasë shumë

“Ne kemi nevojë për një lojtar e gjysmë. Matuidi nuk është ende një lojtar i Juventusit, kështu që për momentin unë po flas vetëm për lojtarët e Juventusit dhe për ndeshjen e së nesërmes.” Megjithatë, ai e mohoi lajmin për kontakte mes tij dhe Sokratis: “Nuk është e vërtetë që kam biseduar me të, – siguron Allegri, – e pamundur”.

Trajneri i Juventusit po fokusohet tek ekipi i tij, me të cilin do të luajë nesër, por nuk e zbulon formacionin: “Do të vendos sot pas trajnimit të fundit.

Në këtë moment gjendja e ekipit është e përafërt.” Objektivat e Juventusit janë gjithmonë të njëjta: “Nëse përballemi me sezonin me prezumim, atëherë ne nuk jemi favoritët. Ne bëhemi nëse të gjithë i lëmë fjalët nëpër media dhe punojmë”.

Së fundi, Allegri merr disa “guralecë” dhe hedh disa “shigjeta”: “Bukuria e futbollit në Itali është kjo, sepse në gusht të gjithë fitojnë “Scudetton”, pastaj në shtator dikush fillon të mendojë për merkaton e janarit, dikush për sezonin e ardhshëm.”