Alma Lama reagon ndaj deklaratës së Vjosa Osmanit: Nuk është mirë t’iu japim municion armiqve

Alma Lama reagon ndaj deklaratës së Vjosa Osmanit: Nuk është mirë t’iu japim municion armiqve

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar kundër deklaratës së ushtrues së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, lidhur me një deklaratë që kjo e fundit ka bërë ditë më parë për mediumin prestigjioz BBC, përcjell Insajderi.

Osmani në intervistën e dhënë për mediumin britanik kishte deklaruar se ndër problemet më të mëdha që ka Kosova është krimi dhe korrupsioni.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Lama, e cila ka thënë se nuk është mirë që Kosova t’i japë municion armiqve.

Ajo ka cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë e cila në nëntor të 2020-ës kishte shkruar në Twitter se Kosova është vend i ekstremizmit dhe krimit.

“Nuk është mirë t’iu japim vetë municion armiqve, që t’i përdorin kundër nesh! Ministria e jashtme e Rusisë në nëntor 2020, në Twitter: ‘Kosova ka kohë që është bërë një shtrat i ekstremizmit dhe krimit, edhe pse është një fqinj i BE-së. Ne shpresojmë që Perëndimi do ta kuptoj natyrën e vërtetë të ‘shtetësisë’ së Kosovës”, thuhet në reagimin e Lamës në Twitter./Insajderi.com