Alma Lama shpërthen në lotë duke pretenduar se dikush ka planifikuar ta vras

Alma Lama shpërthen në lotë duke pretenduar se dikush ka planifikuar ta vras

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka folur mbrëmë për herë të parë pas shkarkimit nga kjo pozitë në emisionin DPT te Fidani në Televizionin T7. Lama zbuloi se arsyeja pse ka lëshuar postin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, për të shkuar ambasadore në Itali ka qenë sepse u paralajmërua nga shefi i atëhershëm i AKI’së se po planifikohet vrasja e saj. Kjo e ka emocionuar ish-ambasadoren, pasi që e njëjta tha se këtë informacion nuk e kanë ditur as prindërit e as fëmijët e saj.

Alma Lama dje në T7 përveç se për punën e saj si ambasadore e si erdhi deri te shkarkimi ka folur edhe për atë se a u shpërblye nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në pozitën e ambasadores.

Duke thënë se ka prova që ajo ka votuar kundër Thaçit për president, e njëjta shtoi se kjo nuk është arsyeja pse ka shkuar në Itali.

Sipas saj, një gjë e tillë erdhi pasi që ajo nuk po ndihej më e sigurt për të jetuar në Kosovë. Kjo sipas ish-ambasadores pas një paralajmërimi që ajo e mori nga ish-shefi i atëhershëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Ka pas të bëjë me sigurinë time, kam arritur te ky konkluzion sepse kanë qenë institucionet e shtetit të Kosovës që më kanë paralajmëruar se jeta ime është në rrezik, konkretisht ish-shefi i AKI-së më ka thirrur e më ka thënë jeta juaj është në rrezik ruhuni, është blerë pistoleta me silenciator, më fal vetëm një budalla rri dhe pret që ta vrasin. Unë natyrisht që jam alarmuar për herë të parë isha shtatzënë tetë muajsh me një peshë të shtuar, kogja të shtuar për herë të parë kur kam ecur në tokë kam ndjerë që nuk kam peshë, kjo ka qenë shumë e vështirë”, tha Lama në T7.

E njëjta shtoi se pas këtij paralajmërimi ka menduar që një kohë të shkëputet nga politika.

Alma Lama: Shefi i AKI-së më tha se je në rrezik, është blerë edhe arma për të të vrarë

Alma Lama: Shefi i AKI-së më tha se je në rrezik, është blerë edhe arma për të të vrarëEmisioni i plotë: https://gj.al/YYP7cV

Gepostet von Gazeta Express am Donnerstag, 18. Juli 2019

“Kam menduar për tu shkëputur nga politika por jo se ku do të shkojë sepse nuk është e lehtë të lëvizësh së bashku me fëmijët për të shkuar diku”, shtoi tutje.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali ka rrëfyer edhe se si ka ardhur deri te paralajmërimi, e se çka ka vepruar ajo.

“… më ka sjellë fotot e personave, natyrisht që unë kam shkuar në polici. Si thoni ju? Nëse vjen shefi ishërbimit sekret dhe thotë që jeta juaj është në rrezik, ruhuni se kemi këto informata çfarë duhet t’i thush ? t’i po tallesh? Çfarë duhet të bësh? Mandej kam shkuar në polici, kam shkuar edhe në policinë shqiptare, kam kërkuar informata për të parë se çfarë duhet të bëhet”, ka shtuar tutje, derisa ajo është emocionuar kur ka përmendur se as fëmijët e saj e as prindërit nuk e kanë ditur se çka po ndodhte.

“Këtë po e them në mënyrë ekskluzive sonte këtu, sonte për herë të parë po e dëgjojnë këtë edhe prindërit e mi, sonte për herë të parë po e dëgjojnë edhe fëmijët e mi. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë kam kërkuar që të shkëputem përkohësisht. Kam pas shumë arsye se pse se kam bërë, e para ka qenë arsye e sigurisë”, tha Lama.

Ish-ambasadorja po thotë se ka emra e verifikime që ka për këta persona që e kanë kërcënuar.

“Janë emrat, verifikimet, nuk besoj që janë për politikë po por shkak të qëndrimeve që kam mbajtur, verifikimet i ka bërë policia unë nuk kam marrë përgjigje deri sot”, deklaroi.

Alma Lama-ish ambasadorja ka thënë se për një kohë nuk ka mundur që të dalë nga dera e shtëpisë pa shoqërimin e bashkëshortit apo të ndonjë personi tjetër.