Alpinisti kinez bie nga kati i 62-të, po siguronte paratë për shërimin e nënës

Alpinisti kinez bie nga kati i 62-të, po siguronte paratë për shërimin e nënës

Një alpinist i mirënjohur kinez ka vdekur gjatë kryerjes së një marifeti të guximshëm rrokaqiejsh për një  markë tregtare.

Wu Yongning kishte grumbulluar mijëra ndjekës në rrjetin social Weibo për videot e tij dramatike të shkurtra që tregonin se ishte ngjitur në majë të ndërtesave të larta pa përdorimin e pajisjeve të sigurisë.

Shqetësimi u rrit në mesin e tifozëve të tij kur ai ndaloi postimin e përditësimeve në nëntor.

Tani bëhet e ditur se ai vdiq pasi u rrëzua nga një ndërtesë 62-katëshe në qytetin Changsha.

Mediat kineze raportojnë se ai po merrte pjesë në një sfidë për të fituar një sasi të konsiderueshme parash.

26-vjeçari vdiq më 8 nëntor, por vdekja e tij u konfirmua nga e dashura e tij në një postim në mediat sociale kineze një muaj më vonë.

Të ashtuquajturat “rooftoping” – ngjitja e ndërtesave shumë të larta të qytetit pa pajisje sigurie – është bërë gjithnjë e më popullore në të gjithë botën gjatë viteve të fundit.

Postimet e Wu në Weibo paralajmëronin shikuesit e tij që të mos imitonin shfaqjet e tij të rrezikshme. Ai kishte trajnime për artet marciale, dhe më parë kishte marrë pjesë në disa produksione televizive dhe filmike.

Por ishin postimet e tij në maja ndërtesash, të cilat i sollën atij një vëmendje të konsiderueshme në mediat sociale – dhe, sipas raporteve të mediave lokale, u dëshmuan më fitimprurëse.

Një anëtar i familjes citohet të thoshte se po merrte pjesë në një sfidë ngjitjeje për 100 mijë juanë (11,300 paundë), megjithëse natyra e konkurrimit dhe sponsori i saj ishte i paqartë.

“Ai planifikoi t’i propozojë fejesë të dashurës (ditën pas sfidës),” citon xhaxhin e tij South China Morning.

“Ai kishte nevojë për paratë për dasmën, dhe për trajtim mjekësor për nënën e tij të sëmurë”.

Në Weibo, miqtë dhe tifozët kishin një reagim të përzier ndaj lajmit.

Charlie_7U ka postuar një foto të marr me z.Wu, duke thënë: “Ai shkoi pak mbi majë, duke u përpjekur të arrijë gjithmonë gjëra që janë përtej aftësive të tij”.

“E kam shpëtuar edhe një herë … ne ndaluam të luajmë së bashku,” shtoi ai.

Një tjetër përdorues pyeti: “Përse do të kërkoni vëmendje në një mënyrë kaq të rrezikshme, vetëm për tifozët tuaj?

“Unë u bëra i pagojë pasi kuptova nga lajmet që po bënit gjithçka për të paguar për trajtimin e spitalit të nënës tënde. Ju jeni një nga ata njerëz në këtë botë, ju do të bëni gjithçka për të dashurit tuaj, absolutisht gjithçka”.

Trendi i ngjitjes në maja ndërtesash është i popullarizuar në të gjithë botën në qytete shumë të zhvilluara. Pavarësisht shqetësimeve të sigurisë, shumë alpinistë këmbëngulin që përdorimi i pajisjeve të sigurisë të largojnë nga përvoja.

“Kur filloni të mbani pajisjet e sigurisë është momenti kur keni dyshime dhe kur keni dyshime, atëherë gjërat mund të shkojnë keq”, i tha BBC-së, alpinisti i Mbretërisë së Bashkuar, James Kington.

“Kjo ndryshon krejtësisht mënyrën se si i shikoni gjërat. Ju shikoni gjithçka si një mundësi dhe jo muret që ju kufizojnë”.