Dita e sotme ishte e mbushur me koalicione parazgjedhore të pazakonshme, por që nuk e çudisin askënd. PDK-ja bëri lëvizje qesharake ndërsa Alternativa e AKR-ja dhanë shembullin maestral të kalkulimit politik, ku parimet nuk shihen ne horizont.
Dita e sotme ishte e mbushur me koalicione parazgjedhore të pazakonshme, por që nuk e çudisin askënd.
Rrugëtimi i dyshes së Alternativës, Ilir Dedës e Mimoza Kusari-Lilës e jep një pasqyrë të sakte të politikës kosovare.
Tregon se si harxhohet një jetë e tërë pa pasur parime në politikë, por vetëm duke kalkukuar.
E nisen që të dy si vartës të Bajram Rexhepit të PDK-ë. Dekada e tyre e kalkulimeve i ndau për disa vjet. Deda e provoi fatin me Frymën e Re e Kusari-Lila me AKR-në.
Dështimi me Frymën e Re shtyu Dedën të futet në Vetëvendosje. Nuk e kishe kalkuluar mirë dhe pas një kohe u nda nga ta. Edhe ne anën tjetër, Kusari-Lila kishte prishur raportet me ish- partinë e saj, AKR-në.
Të lënë anash nga partitë ekzistuese, vendosën të krijojnë një “parti” të tyre. E quajtën “Alternativa”.
Dëshmuan se alternativa e tyre nuk ishte synimi për një qeverisje ndryshe, por ishte një kalkulim alternativ për të gjetur një shteg që çon drejtë pushtetit.
Deda sot bëri koalicion me Mustafën, i cili e kishte quajtur “një dyfytyrësh që nuk i duhet LDK-së”. Deda e quante Mustafën të papërgjegjshëm dhe grindavec.
Në anën tjetër, Kusari-Lila u gëzua për futjen në një listë të përbashkët me Behgjet Pacollin me të cilin kishin ndarë rrugët dhe ishin zotuar se nuk do udhëtonin më bashkë në politikë.
Por, tash që të dy janë pjesë e një liste të përbashkët për zgjedhjet e qershorit. I janë bashkuar LDK-së.
Pacolli e Kusari për interesa të tyre personale vendosën të harrojnë akuzat që kishin bërë për njëri-tjetrin.
Kusari-Lila kishte thënë se Pacolli nuk ka kurrfarë vlere përpos parasë. Pacolli ia kishte kthyer. Kishte thënë se kishte shpenzuar miliona për ta ndihmuar në zgjedhje arroganten Kusari-Lila.
Rasti i dy udhëheqësve të Alternatives është ilustrues për lidhjen e koalicioneve pa parime. Dita e sotme ishte e mbushur me koalicione te tilla. Madje, PDK-ja beri edhe nja lëvizje qesharake duke nënshkruar në të njëjtën ditë koalicion parazgjedhor me dy parti krejtësisht të ndryshme:Partinë Liberale dhe Partinë Konservatore.