Alush Agushi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Alush Agushi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alush Agushi, është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Gjeneral Alush Agushi, i njohur si “Mala”, është thirrur nga Tribunali i Hagës, mirëpo ende nuk dihet në çfarë cilësie.

Lajmin për thirrjen për intervistimin e tij nga Specialja e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ramush Agushi, përmes një postimi në Facebook.

“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe gjeneral Alush Agushi (Mala), vëlla ashtu si ti edhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfojnë edhe përballë kësaj padrejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurrfarë krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës! Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, e cila ishte më e pastër se loti! Dalsh faqebardhë Gjeneral Mala, bashkë me shokë! Krenar me ty”, thuhet në postimin e Agushit. /Insajderi.com