Ambasada amerikane anulon aplikimet për viza

Ambasada amerikane anulon aplikimet për viza

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se që nga 14 marsi, ka anuluar aplikimet për viza emigruse dhe joimigruese.

Sipas njoftimi të ambasadës ka thënë se shërbimet do të rifillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, mirëpo në këtë kohë nuk mund të japin datë të saktë se kur.

“Që nga 14 marsi, Ambasada e SHBA në Prishtinë, Kosovë ka anuluar terminët për viza emigruese dhe joimigruese. Në këtë kohë termini i juaj për vizë është anuluar. Ne do të rifillojmë shërbimet e zakonshme për viza sa më shpejtë të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të sigurojmë një datë specifike në këtë kohë.

Tarifa MRV është e vlefshme dhe mund të përdorët për një aplikim vize në vendin ku është blerë brenda një viti nga data e pagesës. Nëse keni një çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhënë në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, për të kërkuar një termin urgjent”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.