Ambasada amerikane: Demokracitë si në Kosovë dhe SHBA janë të forta sepse mbrojnë të drejtat e njeriut

Ambasada amerikane: Demokracitë si në Kosovë dhe SHBA janë të forta sepse mbrojnë të drejtat e njeriut

I ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka deklaruar se demokracitë në Kosovë dhe në Amerikë janë të fuqishme në themelin e tyre.

Kjo pasi sipas tij, mbrojnë të drejtat themelore të njeriut.

Giacobbe ka theksuar se të drejtat e njeriut megjithatë nuk duhet të merren si të mirëqena.

Ngarkuari me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe

“Në themelin e tyre, demokracitë – si në Kosovë dhe ShBA, janë më të forta sepse ato mbrojnë dhe përkrahin të drejtat themelore të njeriut. Por, këto të drejta s’duhet të merren si të mirëqena”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Tutje, është shprehur se “demokracia kërkon pjesëmarrje: zëri dhe veprimet e juaja kanë rëndësi”./Insajderi.com