Ambasada Amerikane dhuron 50 ventilatorë për Kosovën

Ambasada Amerikane dhuron 50 ventilatorë për Kosovën

Ambasada amerikane në Kosovë dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë njoftuar se në fundjavë do t’i dhurohen Kosovës 50 ventilatorë.

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se 50 ventilatorë kanë mbërritur në Evropë, si pjesë e një donacioni nga kjo ambasadë dhe USAID Kosova.

Tutje thuhet se të gjithë duhet të të luajmë një rol në mposhtjen e COVID-19, duke respektuar udhëzimet shëndetësore.

“Gjatë fundjavës, 50 ventilatorë një donacion të destinuar për #Kosovën mbërritën në Evropë pjesë e një donacioni nga Ambasada e ShBA.-së dhe @USAIDKosovo për të ndihmuar në luftimin e COVID-19. Të gjithë duhet të luajmë një rol në mposhtjen e kësaj pandemie. Lani duart, vendosne një maskë, mbajeni distancën”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/