Ambasada amerikane e interesuar të bashkëpunojë me veteranët

Ambasada amerikane e interesuar të bashkëpunojë me veteranët

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë se ambasada është e interesuar që të bashkëpunojë në të ardhmen me veteranët e Kosovës, njofton Insajderi.

Kosnett këtë vullnet të ambasadës për bashkëpunim me ish-ushtarakët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter, pas një takimi virtual me kryetarin e veteranëve, Hysni Gucatin.

“Bisedë e mirë sot me zotëri Gucati në çështjen e veteranëve. Ambasada shikon përpara për bashkëpunim më të madh me veteranët e UÇK-së, thuhet në twittin e ambasadorit./Insajderi.com