Ambasada Amerikane i çon letër Arben Vitisë, ja çka i thotë

Ambasada Amerikane i çon letër Arben Vitisë, ja çka i thotë

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, i ka dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitisë.

Këtu, Vitia falënderohet për punën e mirë që po e bën në kohën e pandemisë.

“Na lejoni t’ua shprehim vlerësimin tonë më të sinqertë ndaj përpjekjeve të juaja për të fuqizuar bashkëpunimin që nevojitet për përkujdesje mjekëSore për qytetarët e Kosovës. Konferenca e juaj e përbashkët e 2 Prillit me ministrin Jevtic në lidhje me COVID-19 tregoj lidership dhe përkushtim”

“Profesionalizmi juaj dhe mesazhi i përfshirjes dërgoj sinjal të qartë tek të gjithë qytetarët që ju po punoni për të gjithë në këtë shtet. Jam shumë me shpresë që ky shpirt i bashkëpunimit do të vazhdoj edhe në të ardhmen brenda Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të ndryshme në institucionet e Kosovës” thuhet në këtë letër.

Ndërsa ministri Vitia ka thënë që ky falënderim është për të gjithë ata që pa pushim po merren me kujdesin për qytetarët.

“Duke iu falënderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit.

Duke qëndruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues.

Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë.

Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijesim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur.

Prandaj, ju lutemi të:

Qëndroni në shtëpi.

Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.

Bashkë do t’ia dalim!”, ka thënë Vitia./Insajderi.com