Ambasada amerikane i gëzohet njohjes së Kosovës nga Izraeli

Ambasada amerikane i gëzohet njohjes së Kosovës nga Izraeli

Ambasada amerikane në Prishtinë i është gëzuar zyrtarizimit të njohjes të Kosovës nga Izraeli gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Të hënën, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha. Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kjo njohje është produkt i marrëveshjes së sponsorizuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në fillimshtatorin e vitit të kaluar./Insajderi.com