Ambasada Amerikane i kërkon AKK-së kallëzime penale për zyrtarët publikë që nuk deklarojnë pasurinë

Ambasada Amerikane i kërkon AKK-së kallëzime penale për zyrtarët publikë që nuk deklarojnë pasurinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë në Kosovë, njofton Insajderi.

Me anë të një reagimi kjo ambasadë ka thënë se pret nga Agjencia Kundër Korrupsionit që të paraqesë akuza ndaj kujtdo që nuk e përmbushë këtë detyrim ligjor.

Tutje në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se zbulimi i pasurisë është një mjet i fortë kundër dukurisë së korrupsionit.

Zbulimi financiar nga zyrtarët e qeverisë është një mjet i fortë anti-korrupsion. Ne i përshëndesim ata që kanë paraqitur tashmë dhe i inkurajojmë ata që nuk e kanë përmbushur afatin e fundit të 31 Marsit. Shpresojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit do të paraqesë akuza në përputhje me ligjin kundër kujtdo që nuk e bën këtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. /Insajderi.com