Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër COVID-19.
Sipas komunikatës personat e pavaksinuar janë 17 herë më të rrezikuar.
“Njerëzit e pavaksinuar janë 17 herë më të rrezikuar për të përfunduar në spital të prekur nga Coronavirusi sesa ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht”.
“Vaksinohuni sa më parë që të mundeni për ta mbrojtur veten”.
Kjo është edhe një ditë tjetër në të cilën Kosova regjistron numër të madh vdekjesh si rezultat i pandemisë.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 1 mijë e 612 infeksione të reja.
Të shëruar gjatë ditës së fundit janë 2 mijë e 460.
Rastet aktive në vend janë 26 mijë e 524, raporton Shqip.com
Brenda njëzetekatër orëve janë vaksinuar 20 mijë e 618 qytetarë, njofton MSH.
Tash numri total i vaksinave të dhëna është 862 mijë e 224.
570 mijë e 579 kanë marrë të paktën një dozë. Ndërsa 291 mijë e 645 kanë përmbyllur procesin me të dy dozat. /Insajderi.com